SHBA – Javën e kaluar aktorja e njohur Jennifer Aniston deklaroi ndarjen nga bashkëshorti i saj Justin Theroux. Dhe sigurisht që një lajm i bëri xhiron e botës.

Aktorja 49-vjeçare është përpjekur që gjatë këtyre ditëve të mbajë një profil publik tepër të rezervuar dhe larg mediave e paparacëve, sërisht nuk i ka shpëtuar dot vëmendjes së këtyre të fundit.

Ajo është fotografuar mbrëmjen e djeshme duke dal nga TCL, ndryshe i njohur si teatri kinez, ku kishte ndjekur me miqtë e saj premierën e filmit ku interpreton miku i saj Jason Batman shkrun Daily Mail.

Jennifer dukej tepër e ngrysur dhe e mërzitur. Ajo kishte veshur një pallto të gjatë dhe sandale me taka. Pavarësisht kujdesit për pamjen e jashtme, asgjë nuk e ka fshehur trishtimin në fytyrën e aktores së njohur. Me sa duket, ajo po e vuan shumë ndarjen nga Theroux, gjë të cilën tashmë nuk e fsheh dot më.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb