BRITANI E MADHE

Adele prej disa muajsh mban statusin si beqare dhe duket se kjo periudhë po i shërben për t’u kujdesur më shumë për veten. Disa ditë më parë këngëtarja e njohur publikoi një foto me grupin “Spice Girls” dhe të gjithëve iu ra në sy transformimi në trupin e saj.

Adele dukej me më pak kilogramë dhe mjfat elegante. Sipas “The Sun” këngëtarja ka aplikuar një metodë të veçantë të ‘pilates’ për të humbur peshë.

Tabloidi i njohur ka zbuluar se Adele rreth 10 kilogramë nga pesha duke përdorur një makineri të ‘pilates’ të quajtur reformues. Metoda Pilates është një sistem trajnimi i zhvilluar në fillim të shekullit të 20-të nga Joseph Pilates, me frymëzim nga disiplina të lashta orientale si Yoga në Indi dhe Do-In në Japoni.

Adele Spice Girls 2019 Tgj 600x600
Adele Spice Girls 2019 Tgj 600×600

Ky është një program stërvitjeje që fokusohet në muskujt posturalë. Ata muskuj që ndihmojnë në mbajtjen e trupit të balancuar dhe që janë thelbësor për të mbështetur shpinën.

Por makineria që përdor Adele jep më shumë rezultat dhe përdoret për stërvitjen intensive. Për më tepër Adele nuk është e vetmja që e përdorë këtë metodë, sepse edhe personazhe të tjerë shumë të njohur si Jennifer Aniston, Madonna dhe Kate Winslet kanë provuar të njëjtën gjë. Këngëtarja e njohur i dha fund martesës 3-vjeçare me Simon Konecki dhe tashmë është tërësisht e fokusuar tek vetja dhe djali i saj 6 vjeç, Angelo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: