Pak orë pas njoftimit të divorcit mes ‘Mr Amazon’ Jeff Bezos dhe bashkëshortes së tij MacKenzie, zbulohet një tjetër grua. Drejtuesja televizive Lauren Sanchez thuhet se është e dashura e re e Bezos. Sipas asaj që raporton ‘Page Six’ e ‘New York Post’ 49-vjecarja me origjinë meksikane thuhet se ka qenë shkaktare e divorcit.

Ata janë takuar së bashku disa kohë më parë dhe ka qenë pikërisht ish bashkëshorti i Sanchez Patrick Whitesell, një agjent i fuqishëm në Hollywood, që i ka prezantuar, prej të cilit ajo është ndarë në vjeshtën e shkuar.

‘Patrick dhe Lauren e kanë njohur Jeff Bezos dhe bashkëshorten e tij disa vite më parë, sepse të dy çiftet i kishin shtëpitë në Seattle’, sipas burimeve. “Lauren që është edhe pilote helikopteri punonte edhe për kompaninë hapësinore të Bezos, Blue Origin’.

Të dy janë parë së bashku në Golden Globin e kaluar, në fillim në Beverly Hills Hotel dhe më pas në qëndrime dashurore në festat e Amazon.
Njoftimi publik i divorcit të Bezos ka ardhur pas disa fotove të publikuara ku çifti i ri shfaqet së bashku.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb