TIRANË- Pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku u vendos që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më 25 qershor, dhe kur e ndajnë pak ditë nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore, kryeministri i vendit Edi Rama bëhet gati të ndezë motorët e saj.

Gazetarja Marsela Karapanço referuar burimeve brenda mazhorancës konfirmon për BalkanWeb se nesër kryeministri ka thirrur në një takim urgjent të gjithë deputetët e PS si dhe kandidatët për deputetë, për të diskutuar pikërisht për fushatën zgjedhore. Siç thuhet në njoftim, bëhet fjalë për një mbledhje shumë të rëndësishme.

Pas takimit, të njëjtat burime konfirmojnë se do të shtrohen në një darkë tek “Xibraku”.

NJOFTIMI
Kryeministri Rama së bashku me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë vendosur të mbajnë një mbledhje urgjente me të gjithë deputetët e GPS dhe me kandidatet për deputetë në garën e zgjedhjeve për Kuvend 2017.

Mbledhja e cila do të mbahet në ambjentet e Xibrakut në Tiranë, nesër, ditën e shtunë 20 maj, ora 19:00, është një mbledhje me shumë rëndësi për organizimin e fushatës dhe koordinimin e saj në të gjithë territorin, prandaj jeni të lutur për të qenë të pranishëm.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: