Përpara se të zyrtarizojë trajnerin dhe të nisë fushatën në merkato, Milani kërkon si fillim të gjejë një drejtor sportiv, që do të jetë edhe krahu i djathtë i Paolo Maldinit. I preferuari mbetet Igli Tare. Shqiptari mbulon prej vitesh me sukses këtë rol te Lazio, por klubi roman as që ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij, duke bërë thuajse të pamundur kalimin e Tares te Milani.

Roma 18/08/2015 Stadio Olimpico Uefa Champions League 2015 2016 Spareggi Andata Lazio Vs Bayern Leverkusen Nella Foto: / Ph. Fabrizio Corradetti Ag. Aldo Liverani Sas
Roma 18/08/2015 Stadio Olimpico Uefa Champions League 2015 2016 Spareggi Andata Lazio Vs Bayern Leverkusen Nella Foto: / Ph. Fabrizio Corradetti Ag. Aldo Liverani Sas

Me këtë opsion të sfumuar, në klubin kuqezi kanë kaluar në planin B, ose më saktë janë kthyer në projektin për t’i kthyer skuadrën identitetin me anë të ish-kampionëve të saj. Sipas mediave italiane në krye të listës për të marrë postin e drejtorit sportiv janë ngjitur dy emra të njohur dhe të dashur për tifozët kuqezi: Manuel Rui Costa dhe Zvonimir Boban.

374454 Ts 06 04 18 5459578269
374454 Ts 06 04 18 5459578269

Ish-mesfushori portugez ka të njëjtin rol te Benfica dhe nuk do të kishte asnjë problem të kthehej në klubin ku fitoi gjithçka si futbollist. Më e komplikuar është situata për Boban. Kroati aktualisht është zëvendëspresident i FIFA-s. Pikërisht ky post prestigjoz e detyron atë të kërkojë një rol parësor nëse do të vendoste të kthehet në klubin e Milanit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: