E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’, në News 24, në një përballje të parë live mediatike me përfaqësues të studentëve protestues, ministrja e Arsimit, Besa Shahini foli për Paktin me Universitetin dhe nevojën për komunikim me studentët.

Shahini u bëri thirrje studentëve që të takohen. Dy ditë pas emisionit, Këshillat Studentorë, të universiteteve kanë dalë këtë të enjte me një deklaratë, ku kërkojnë takim me ministren e Arsimit.

“Ne do të kërkojmë takim urgjent me Ministren e Arsimit, zonja.Besa Shahinin. Shumë shpejt do të thërrasim një takim mbarëkombëtar për të diskutuar rreth situatës në universitetet publike.”,- thuhet mes të tjerash në deklaratën e studentëve.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb