TIRANË- Pas përmbytjes autostrada Tiranë-Durrës po përballet edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e bërë lëvizjen në këtë aks të rrezikshme. E gjithë autostrada është në kushtet e një errësire totale.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në terren prej disa orësh duke punuar në kushte të vështira, ndërsa reshjet vazhdojnë pa ndërprerje. Qarkullimi në autostradë u ndërpre dhe po vijon nga rrugët dytësore.
Në terren ka qenë edhe Prefektja e Qarkut Tiranë Suzana Jahollari, e cila ka parë nga afër gjendjen duke dhënë edhe udhëzime.
(m.k/BalkanWeb)