Pa kaluar as 24 orë nga përplasja me Tokën e Stacionit Hapësinor Kinez Tiangong 1, planeti ynë përballet me një kërcënim të ri. Dy mbetje të tjera hapësinore më të vogla mund të godasin atmosferën tonë ditën e sotme. Në këtë rast bëhet fjalë për mbeturina të akumuluara rreth Tokës, çështje e njohur tashmë nga ekspertët.

Sot po përgatitet hyrja në atmosferën e Tokës  e mbeturinave të raketës “Ariane 5” të nisur në vitin 2007 dhe një pjesë e raketës “PSLV” e nisur në vitin 2012.

Rrallë rënia e lirë drejt Tokës e një anijeje kozmike është ndjekur me kaq shumë interes. Sipas Tommaso Sgobba, drejtorin e Asociacionit Ndërkombëtar Hapësinor IaaS, tha se kjo ka ndodhur për shkak se zona e rrezikut ishte fillimisht shumë e gjerë e përfshinte qytete shumë popullore si Los Anxheles, Rio de Zhaneiro, Nju Jork, Romë e Tokio.

Ashtu siç ishte paralajmëruar dje stacioni hapësinor kinez Tiangong 1 i dalë jashtë kontrollit u përplas me Tokën në zonën e brigjeve të Tahitit mëngjesin e sotëm duke u shpërbërë sapo goditi atmosferën e planetit, shkruan Daily Mail.

Rrëzimi i stacionit hapësinor 9-tonësh prej muajsh ishte bërë pjesë e spekulimeve shkencore mes frikës se pjesë të mëdha mund të binin mbi kokat e njerëzve në Tokë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: