Maroku ishte hirushja e këtij Botërori, duke surprizuar të gjithë me kualifikimin deri në gjysmëfinale. Gjithçka me meritë për afrikanët, por Franca ndali ëndrrë e madhe për të kaluar në finale.

Nesër Maroku do të luajë kundër Kroacisë për vendin e tretë, një finale e vogël por e madhe për tifozët e të dyja skuadrave, sidomos për marokenët. Walid Regragui, trajneri i Marokut, në prag të kësaj sfide, u shpreh se nuk ishte kjo finalja që dëshironte, por ndaj Kroacisë do të tregojnë edhe njëherë tjetër se meritonin të ishin këtu.

“Nuk është finalja që donim, por është një moment i madh për ne. Lodhja është një faktor i rëndësishëm. Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar në vendin e tretë. Mesazhi është se na ka mbetur edhe një ndeshje, djemtë e kanë kuptuar mirë që të jesh i treti nuk është njësoj si të jesh i katërti.

Nuk ka nevojë për motivim, ne luajmë për vendin tonë. Nuk është finalja që donim të luanim, por qëllimi është gjithmonë të përfundojmë sa më lart. Pas Portugalisë mendova se mund ta fitonim Kupën e Botës, gjithsesi, tani jemi këtu dhe duam sërish të fitojmë” – tha ndër të tjera trajneri i Marokut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb