TIRANE– Pas dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, kanë nisur spekulimet se cili do të jetë pasuesi i tij në këtë detyrë. Pas emrave të përfolur si Saimir Tahiri, Ylli Manjani apo edhe Fatmir Xhafaj, nuk mungojnë edhe aludime nga më të ndryshmet.

Por ndërkaq, kuriozët kanë filluar edhe të supozojnë se cila do të jetë detyra e re që do të mbaje Nasip Naço.

Sipas zërave të qarkulluar deri më tani në media, flitet se Naço pasi lë detyrën e ministrit të Drejtësisë të marrë një tjetër detyrë të rëndësishme atë të Prokurorit të Përgjithshëm.

Me realizimin e reformës në drejtësi, parashikohet që të ketë ndryshime edhe në këtë institucion.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: