Menjëherë pasi iu ndau detyrat Prefektëve dhe Forcave të Armatosura, të cilat i nisi të gjithë drejt qytetit të Durrësit, duke i urdhëruar të zhvillojnë takime dhe komunikime me të gjithë qytetarët e prekur nga tërmetet, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS, ku të pranishëm janë edhe ministrat me kryebashkiakët.

Kryeministri Rama tha se të gjithë deputetët, ministrat dhe kryebashkiakët do të ndahen në të gjitha zonat e prekura nga tërmetet, për të zhvilluar komunikime me qytetarët, të cilët vijojnë të jenë të traumatizuar nga lëkundjet e forta, që kulmuan me ë të pasdites së djeshme 5.8 ballë.

“Mbrëmë e keni ndjekur, veçanërisht në Durrës ka pas më shumë ankth, ku një pjesë e konsiderueshme e familjeve qëndruan jashtë banesave. Të gjithë së bashku ne të kushtojmë gjithë pjesën e mbetur të ditës së sotme për kontakte me njerëzit, në çdo zonë ku janë identifikuar pikat. Duhet të kemi një inventar të dëmeve, duhet t’iu shpjegohet njerëzve se godinat që kanë ndarje të brendshme, janë të garantuara.

Të gjithë bashkë duhet të ndahemi sipas zonave, dhe pjesa tjetër e bashkive, të fokusohemi në pikat kritike, duke u përpjekur të mbulojmë të gjitha shtëpitë dhe për çdo familje të ketë një kontakt sot.

Do e realizojmë objektivin që para fillimit të shiut asnjë familje të mos jetë në çadra, të gjithë të kthehen nëpër shtëpi. Edhe PS ka dhënë një kontribut, që ka shkuar për të prekurit nga tërmeti në Korçë, dhe një grup kompanish janë përfshirë në këtë proces, edhe nga Buxheti i shtetit kemi vendosur një shumë. Të njëjtë gjë do bëjmë përsëri, çdo bashki do përfshihet me një kontribut sado modest. MF që dje ka përgatitur disa skenarë, edhe për “skenarin e shtrenjtë” jemi gati”, tha Rama.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb