TIRANE– Pak orë pas protestës së opozitës në kryeqytet, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka organizuar një darkë në ambientet e një hoteli në kryeqytet së bashku me pjesëmarrësit në veprimtarinë “Mëngjesi i Lutjeve”.

Ajo çka ka tërhequr vëmendje ka qenë biseda kokë më kokë e kryedemokratit Basha me ambasadorin e SHBA në vendin tonë, Donald Lu.

Por jo pak vëmendje kanë tërhequr edhe momentet e argëtimit nën tingujt e muzikës shqiptare.
meta kercen
Në një moment, Presidenti Meta dhe ambasadori Lu shfaqen duke kërcyer në ritmet e këngës “Baftjari”, së bashku me politikanë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: