TIRANË

Pas një ministri të ri në kabinetin “Rama 2”, tërmeti sjell ndryshime edhe në Presidencë. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës bën me dije se Kreu i Shtetit ka emëruar z. Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”, shkruan Blushi.

Fb Tedi
Fb Tedi

Premçi ka mbajtur më herë detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit dhe ka qenë në krye të emergjencave civile.

Po sot kryeministri Edi Rama i propozoi Presidentit Meta, dekretimin e Arben Ahmetaj si ministër i Shtetit për Rindërtimin, ndërkohë që Presidenca konfirmoi vullnetin pro dekretit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb