Pasi Bashkimi Europian iu refuzoi celjen e negociatave Shqiperisë dhe Maqedonisë së Veriut, vjen një mbështetje nga Rusia.

Përfaqësuesi i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov deklaroi nga Forumi Ekonomik EuroAsian ftoi të gjitha vendet e refuzuara nga Bashkimi Europian, që të gjejnë mirëkuptim dhe t’i bashkohen Bashkimit Ekonomik Eurasian.

“Kush u refuzua nga BE, duhet të gjejë mirëkuptim në Bashkimit Ekonomik Eurasian. Bashkimi Europian duhet të zgjerojë gjeografinë dhe kontaktet dhe të dëgjojë ide dhe qasje të pjesëmarrësve të tjerë”, tha diplomati rus në këtë samit që u mbaj në Itali ditën e premte.

Mes të tjerash diplomati rus tha se këto vende mund të kenë më shumë benefite në Bashkimin Ekonomik Eurasian.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb