Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin meteorologjik për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.

Në këtë buletin IGJEUM raporton se në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive.

“Pritet prania e reshjeve të dendura në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, me një shtrirje kohore nga dita e hënë deri në fillim të ditës së mërkurë.

Reshjet e dëborës në kuota të ulëta mund të sjellin problematika të ndryshme (deri në bllokime) të transportit rrugor. Kjo është pasoje e uljes së ndjeshme të temperaturave, duke bërë që gjatë netëve i gjithë territori të jetë me temperatura negative,” shkruhet në njoftim.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë e mëdhenj, në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë e vegjël jugorë (qarqet Vlorë dhe Fier) përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: +1 / 10; në vendet e ulëta: 0 / 8 ; në vendet malore: – 10 / 0 °C.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: