Rregullimi i marrëdhënies së tyre u fol shumë në rrjet.
Pas vitesh heshtje, motrat ikonë të muzikës shqiptare Irma dhe Eranda Libohova më në fund u shfaqën krah njëra-tjetrës, pas pesë vitesh.
Dy artistet postuan javën e kaluar një video në rrjetet sociale nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe familjarëve të tjerë. Dy motra janë shfaqur teksa darkonin së bashku në humor tejet të mirë. “Ngjajmë ë ngjajmë”, shkroi ajo, ndërsa postimi në InstaStory u shpërnda edhe nga Irma në rrjetin social.
Tani ato kanë gati edhe rikthimin në skenë krah njëra-tjetrës. Ishte Eranda ajo që postoi sot një video në Instastory ku shfaqet pranë motrës së saj, Irmës në një skenë ku duket se po bëjnë prova e në sfond dëgjohet muzikë popullore.
Zërat për hatërmbetje mes motrave nisën pasi ato nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe fotoja e tyre bashkë datonte në vitin 2018. Kur Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” në vitin 2021 dhe vendosi ta festojë me miqtë e saj në një festë të organizuar u vu re mungesa e Irmës. E njëjta gjë ndodhi edhe kur festoi ditëlindjen e 53-të dhe Irma nuk u duk gjëkundi.
Por, tani ato kanë lënë gjithçka pas dhe kanë hapur një faqe të re. Se çfarë solli krisjen në raportin e motrave mbetet ende mister.