TIRANE – Kur nuk ka kaluar as një muaj nga fotot hot të Sarës, të bijës, që pushtuan faqet e shtypit rozë, është radha e vetë aktores që të habisë këtë herë me foto ku shfaqet provokuese. Ema Andrea ditët e fundit ka realizuar disa foto ku bie në sy dekolteja e thellë. Edhe Ema, ashtu si e bija i ka besuar këtë set fotografit Armand Sallabandra. E nëse bëhet fjalë për një figurë si Ema, nuk kishte sesi të mungonin edhe fotot me një subjekt të caktuar.

Veçmas pamjes joshëse të aktores bie në sy edhe dora e një mashkulli që i ka mbyllur gojën Ema Andreas. Një pozë kjo e kundërt tërësisht nga ajo që pamë pak kohë më parë nga Sara, e cila kishte zgjedhur të vinte e zhveshur në skena hot nën shoqërinë e një vajze tjetër. Të shumta kanë qenë komentet pozitive drejtuar këtyre fotove krejtësisht ndryshe të një prej figurave më të pëlqyera në vendin tonë, siç është Ema Andrea.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: