Fjolla Morina ka qenë viktimë e një sulmi nga ish-partneri, njëkohësisht babai i vajzës së saj pak ditë më parë, një ngjarje që tronditi jo pak audiencën shqiptare. Tashmë, këngëtarja flet për “Bluetooth”, për të na rrëfyer reagimin e saj për këtë histori.

“Jam mirë, unë dhe vajza”, ka thënë këngëtarja, e cila shpjegon se menjëherë pas sulmit është nisur për pushime me vogëlushen e saj. Fjolla aktualisht gjendet në Gjermani dhe po shijon disa ditë të bukura dhe të qeta me vajzën e saj Alayah. Për momentin, këngëtarja i ka dhuruar vetes relaks të plotë dhe sipas saj nuk po mendon për ngjarje e pakëndshme që ka përjetuar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ka marrë fund kjo histori. Menjëherë pas kthimit në Prishtinë, Fjolla do marrë edhe vendimin nëse do të hapë apo jo një proces gjyqësor kundër ish-të dashurit të saj.

“Do ta mendoj kur të kthehem”, ka treguar Fjolla, e cila nuk e përjashton mundësinë se mund të ngrejë edhe një padi kundër Flamur Azemit, babait të vajzës. “Akoma nuk e di çfarë do bëj, nuk e kam vendosur”, vazhdon këngëtarja që për momentin refuzon të prishë qetësinë e pushimeve të saj, duke menduar për ngjarjen në fjalë. Nëse kjo ndodh, Fjolla do ishte këngëtarja e parë shqiptare që denoncon babain e vajzës së saj dhe nis një proces kundër tij.

Sulmi nga ish-i dashuri
Fjolla Morina kishte më shumë se dy vjet që ishte në lidhje me biznesmenin nga Kosova, Flamur Azemi, por gjërat mes tyre nuk përfunduan në mënyrën më të mirë. Shtatzënia e këngëtares ishte “molla e sherrit” mes tyre, megjithatë Fjolla vendosi ta sillte në jetë vogëlushen e saj Alayah edhe pa aprovimin e të atit. Kjo është arsyeja jo vetëm e ndarjes së tyre, por edhe e sulmit fizik që Fjolla përjetoi pak ditë më parë. Këngëtarja gjendej në një nga qendrat tregtare më të njohura të Prishtinës, kur aty mbërrin edhe ish-i dashuri i saj Flamur Azemi, i cili më pas e sulmoi këngëtaren. Fjolla shpëtoi pa lëndime, falë reagimit të menjëhershëm dhe sigurisht ndihmës së nënës së saj që ishte e pranishme dhe personave të tjerë që gjendeshin në restorantin ku këngëtarja ishte edhe me vajzën 2 muajshe.

E fejuara e biznesmenit e sulmoi me thikë
Në ngjarjen e bujshme ish-i dashuri i këngëtares ka qenë i shoqëruar edhe nga e fejuara e tij e re. Siç ka treguar këngëtarja, edhe ajo ka qenë aktive në këtë konflikt, madje më saktësisht ka qenë iniciatorja. E fejuara e Flamur Azemit, Zana Aliu ka shkuar në tavolinën ku këngëtarja ishte me nënën dhe vajzën Alayah. Ajo ka tentuar të sulmojë me thikën e gjendur në tavolinën e restorantit, e më pas ka ndërhyrë biznesmeni. Ai e ka goditur me shuplakë Fjolla Morinën në prani të nënës dhe Alayah, për tu larguar më pas nga vendi ku ndodhi sherri.
(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: