Një konflikt mes dy kushërinjve ka përfunduar me përdorimin e thikës në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa gjatë përleshjes njëri prej kushërinjve, me mbiemrin Çela, është plagosur me thikë.
I plagosuri Minir Çela ka marrë një plagë në shpatull dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar Blerim Çel është shoqëruar nga forcat e Policisë dhe po dërgohet në Komisariatin e Pogradecit për veprime të mëtejshme.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, ndërsa priten të tjera detaje në vijim.
Pogradec
Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.
Rreth orës 09:00, në fshatin Proptisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Ç. 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Ç., 48 vjeç, i cili u transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vijuar kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i kontrolleve, është kapur në fshatin Proptisht, autori i dyshuar, shtetasi B. Ç., i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
