DURRËS

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar me akuzën për plagosjen e një të riu tjetër i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.


Sipas informacioneve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S.Xh., 29 vjeç, banues në Durrës.


Plagosja ka ndodhur në lagjen Nr. 15 të qytetit bregdetar, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve. 29-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb