Pas akuzave publike dhe përjashtimit nga grupi ‘OTR’ të këngëtares Enca nga Noizy, duket se dyshja janë pajtuar. Fotoja me të cilën Noizy përjashtoi Encën nga grupi OTR është fshirë nga reperi, ndërsa e njëjta gjë është edhe tek profili i Encës, ku nuk figuron fotoja ku hidhte akuza indirekte.

Ky detaj dëshmon së dyshja mund të jenë pajtuar, pavarësisht se ende nuk ka konfirmim zyrtar mes tyre.

Kujtojmë se pas një interviste të Encës ku foli për arritjet duke përmendur dhe marrëveshjen me ‘Universal Music’ si pjesë të suksesit të saj dhe të askujt tjetër, reperi Noizy regoi ashpër në Instagram duke përjashtuar Encën nga grupi OTR.

Noizy shkroi se Encën nuk e njihte askush më përpara dhe arriti të bëhej e njohur falë OTR. Por pas këtij postimi ka reagoi sërish Enca ku shkruan se nuk pështyn në pjatën ku ka ngrënë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: