Kushëriri i Albert Krasniqit, i cili ishte i përfshirë në përleshjen e 13 shtatorit mes dy grupeve rivale të Hip Hop, “Babastars” dhe “OTR” në Kosovë, ka shkruar një status të ashpër në “Facebook”.

Ai ka thënë se andej nga ai, burrat nuk “rrihen”, por i vrasin, duke e mbyllur statusin me “RIP OTR”. Albert Krasniqi u arrestua nga Policia e Kosovës, pasi ishte i përfshirë në përleshjen që ndodhi mes grupeve, ku ishin edhe Noizy dhe Cozman. Por, ky status nuk ka qëndruar gjatë, pasi Lavdim Krasniqi e ka fshirë për arsye që nuk dihen.
statusi per Noizyn
(m.k/SummerPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: