TIRANE– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur për shkarkimin e gjyqtarit Fatos Lulo pas rivlerësimit që iu bë nga KPK.

Gjonaj thotë për ERTV se janë 57 subjekte që po shqyrtohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe qëllimi i reformës është rritja e besimit të qytetarëve.

“Ajo çfarë ka ndodhur dje me vendim të KPK është procesi i pastërtisë së figurës së një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt është shkarkuar nga KPK duke mos justifikuar pasurinë e tij sipas vendimit të komisionit. Rezultatet e para janë ato që kanë të bëjnë me vetimin ose rivlersim kalimtar të listës prioritare të 57 subjekteve që sot janë në shqyrtim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”, deklaron Gjonaj.

Ministrja shton se “janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, kandidatët për institucionet e reja të organeve të drejtësisë që është KLGJ dhe KLP, inspektori i lartë i drejtësisë, por edhe organi i ri që është shumë i rëndësishëm që është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb