Pas Shkodrës e Elbasanit i vjen radha Beratit. Ndonëse jo në listën e zezë të qyteteve me kriminalitet të lartë, policia po zhvillon aksione në qytetin e Beratit.

Sipas informacioneve, Policia ka intensifikuar kontrollet në goditje të individëve, apo grupeve kriminale.

Efektivët e sektorëve të rendit dhe policisë rrugore kanë zhvilluar sot kontrolle të detajuara në shumë akse të qytetit, ku në fokus janë vënë mjetet me xhama të zeza, ku janë kontrolluar fizikisht drejtuesit, mjetet dhe dokumentacionet e tyre.

Aksione janë zhvilluar ne vendin e quajtur “Kthesa e Poshnjes”, “Kombinat”, “Uznovë”. Aksionet vijojnë ende, ndërkohë qe policia e Beratit do të japë së shpejti rezultatet e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb