ELBASAN

Zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Mësohet se Lleshi është informuar për situatën e rendit dhe sigurisë publike dhe ka kërkuar performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për ‘BalkanWeb’ video ku shihet se si eskorta e Lleshit hyn në ambientet e policisë së Elbasanit.

Kujtojmë se dje zv/ministri ishte në Durrës, ku zhvilloi një takim me strukturat e policisë, ndërsa pak ditë më parë ishte dhe në Shkodër, vende këto që përmenden për kriminalitet të lartë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb