Pas Shqipërisë, edhe Republika e Kosovës njeh zyrtarisht kreun e opozitës, Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.

Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në Twitter, zëvendëskryeministri Pacolli tha: “Kosova zyrtarisht njeh Juan Guaidó si presidenti të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, zotëri Guaidos dhe popullit të Venezuelës i urojmë dhe dëshirojmë gjithë të mirat në rrugën tuaj për të rivendosur demokracinë dhe ne qëndrojmë me ju derisa të kthehet liria.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb