Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma. Zyrtari amerikan ndaloi fillimisht në Tiranë ku takoi kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA.
Në Prishtinë, Osmani dhe Verma pas takimit nuk mbajtën një deklaratë për mediat.
Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet i SHBA-së, Richard R. Verma do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7 deri më 11 janar, i cili do të trajtojë çështje të rëndësishme në secilin prej vendeve që do të vizitojë.
Në Kosovë thuhet se ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
(BalkanWeb)