Ajo që ndodhi në Kavajë në ndeshjen Besa-Egnatia, e vlefshme për Kategorinë e Parë, ka lënë shije të hidhur në të gjithë opnionin sportiv në Shqipëri.


Egnatia fitonte në pjesën e parë me rezultatin 2-0, me lojë të mirë dhe të fortë. Por në pjesën e dytë erdhi transformimi total i rrogozhinasve, që u dorëzuan pa kushte ndaj vendasve.
Besa jo vetëm që shënoi 3 gola ndaj një kundërshtari dukshëm pasiv, por si për t’i shtuar dozat e qesharakes, ishte penalltia e humbur nga Dimo, që i vuri kapakun gjithçkaje.


Gjithsesi zhurma e asaj ndeshjeje vazhdon në Rrogozhinë, teksa lojtarët e Egnatias nuk kanë dalë në stërvitje ditën e sotme për shkak të pagave të pamarra, ndërsa mes drejtuesve vijojnë akuzat për atë që prodhoi 90 minutëshi në Kavajë.


(j.s/BalkanWeb)