SHBA

Duke folur në një episod të ‘podcast’-it të saj, prezantuesja amerikane Meghan McCain kujtoi bashkëpunimin me Jennifer Lopez, duke e cilësuar përvojën si shumë të pakëndshme.

Ish-prezantuesja e “View” ka folur për paraqitjet e këngëtares në ‘talk-show’ gjatë ditës që ajo organizoi midis 2017 dhe 2021 në episodin e fundit të podcast-it të saj, ‘Citizen McCain’.

“Unë ndaj të njëjtat histori negative si gjithë bota. Ajo është një person shumë i pakëndshëm”, tha ajo. “Ajo kishte ekipin më të madh që kam parë ndonjëherë. Më shumë se presidenti. Thjesht nuk e kuptoj pse ishte e nevojshme”.

I ftuari i McCain, producenti televiziv Carlos King, mori një moment për të mbrojtur Lopez-in, duke e kujtuar atë si simpatike. Për Jennifer Lopez, disa javë më parë edhe një stjuardesë greke ndau një përvojë jo të mirë me të.

Ajo deklaroi se po të ishte dikush tjetër do të thërriste policinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb