DEVOLL- Policia e Devollit ka arrestuar sot 50 vjeçarin Hysni G, banues në njësinë administrative Qendër-Bilisht, pasi akuzohet nga një bashkëmoshatare e tij se ka tentuar ta përdhunonte.

Pas një takimi mes tyre, siç ka deklaruar vetë 42-vjeçarja në polici, shtetasi me të cilin është shoqëruar, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja sipas saj, ka ndodhur dje.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: