TIRANE

Ashtu siç ishte përcaktuar, Komisioni i Venecias ka nisur turin e takimeve me përfaqësues të partive politike në vend. Delegacioni i ‘Venecias’ startoi takimin me ish-deputetin e PD-së Oerd Bylykbashi si dhe ish-ministren e Integrimit Klajda Gjosha, përfaqësuese e LSI, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në vend, ku kryefjala ngelen zgjedhjet e 30 qershorit.


Pak pas përfundimit të takimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Bylykbashi tha se Parlamenti tentoi që të bënte pjesë të lojës së pistë ndërkombëtarët sa i takon nismës për shkarkimin e presidentit Meta. Ai tha se nuk mund të shkarkohet presidenti që nuk pranoi zgjedhjet farse. Mes të tjerash demokrati shtoi se raporti i OSBE/ODHIR ishte lajmërim me vdekje i zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Parlamenti në lojën e tij të turpshme donte të bënte pjesë ndërkombëtarët për të kapur të gjitha pushtetet, përfshi dhe presidentin e Republikës. Presidenti shkarkohet vetëm nga gjykata Kushtetuese. Presidenti i dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëheshin në një datë tjetër me kushte të mira. Në këtë lojë të turpshme, parlamenti tentoi të bënte palë ndërkombëtarët. Ne ja bëmë të qartë dhe aspektin politik arsyet se pse kemi ardhur në këtë situatë. Raporti i OSBE/ODHIR është lajmërimi vdekjeje i zgjedhjeve në Shqipëri. Atë që e përmend në mënyrë të qartë presidenti i Shqipërisë se pse në qershor nuk mund të kishte zgjedhje”, tha Bylykbashi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, përfaqësuesja e LSI-së Gjosha tregoi detaje nga takimi me delegacionin e “Venecias”. “Diskutuam një çështje që është e paprecedentë, aq më tepër për një vend që dëshiron të jetë pjesë e BE. Qeveria do duhej të fokusohej në plotësimin e kushteve për marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave, ne merremi me një çështje të rëndë, që është për të mbuluar gjithçka që sot shkon keq me qeverisjen, për të mbuluar raportin e OSBE/ ODIHR, që tregon qartë se në Shqipëri zgjedhjet janë pa standarde. Parlamenti dhe mazhoranca kërkojnë të bëjnë politikë me çdo gjë”, pohoi ajo.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/d.ç/BalkanWeb)


Etiketa: