“Zgjidhja e krizës nuk vjen nga aktorë jashtë institucionalë”. Kështu deklaron ish-presidenti Bamir Topi, pasi takimit që zhvilloi pak minuta më parë me kreun e shtetit, Ilir Meta në kuadër të krizës politike në vend për Gjykatën Kushtetuese. Teksa ka treguar detaje nga biseda kokë më kokë me Metën për afro 40 minuta, Topi theksoi se kryefjalë e takimi të tyre ishte kriza institucionale.

Ai tha se zgjidhja për ngërçin e krijuar nuk mund të vijë nga jashtë, ndërsa e cilësi këtë përplasje më të paprecedentë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Në takim diskutuam për krizën institucionale. Do ishte e vështirë të flisja sot nëse nuk do të kisha luftuar në prill të viti 2008. Nëse gjendja e institucioneve është në këtë pikë, është si pasojë e 22 prillit të 2008-ës. Historia e përplasjes institucionale është e trishtë dhe më e paprecedentë. Unë e kam thënë, i gjithë ai pushtet që ndryshoi në vitin 2008 në favor të mazhorancave politik, dezekuilibroi mënyrën e sjelljes politike. Kush bëhet kryeministër, patjetër dita ditës, marrin pushtet. Në një shtet modern duhet të ketë balancë të institucioneve. Palët që janë në këtë përplasje duhet të gjejnë patjetër vullnetin për t’i dhënë një zgjidhje që nuk është çështje e pushtetit personal, njerëzit presin”, pohoi ai.

Pas gatishmërisë së Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion për Gjykatën Kushtetuese, maxhoranca e ka mbështetur këtë hap, ndërkohë që opozita shprehet kundër.
Sugjerimi për të çuar debatin për Kushtetuesen në këtë komision erdhi nga ambasada e SHBA-ve. Kujtojmë se pas sugjerimit të ambasadës së SHBA, reagoi Presidenca, e cila deklaroi se është koha për shtet të së drejtës dhe jo shtet të ambasadave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb