Gjithsej më shumë se 4,000 policë dhe xhandarë do të vendosen të enjten për ndeshjen e futbolli midis Francës dhe Izraelit, e cilësuar si me rrezik të lartë, në stadiumin Stade France në periferi të Parisit, tha prefekti i policisë së kryeqyetit, Laurent Nunez.
Oficerë të policisë dhe xhandarmërisë do të vendosen përreth dhe brenda stadiumit, si dhe në transportin publik.
Një dislokim i tillë i shtuar i forcave për një ndeshje ndërkombëtare bëhet në situata të jashtëzakonshme, tha Nunez.
Po ashtu do të vendosen rreth 1600 pjesëtarë të sigurisë së stadiumit, ndërsa pjesëtarë të njësisë speciale të policisë do të angazhohen për sigurinë e ekipit izraelit të futbollit.
Do të jetë një ndeshje me rrezik të lartë, në një kontekst shumë të tensionuar gjeopolitik – tha Núñez dhe shtoi se do të zhvillohet vetëm pak ditë pas dhunës në Amsterdam, kur tifozët e klubit të futbollit Maccabi nga Tel Avivi u përleshën me protestuesit pro-palestinezë, përpara ndeshjes me Ajax.
Ndeshja e Ligës së Kombeve, Francë–Izrael është caktuar të enjten në orën 20:45.