Përqafime, ngacmime me humor dhe të qeshura. Ishte kjo atmosfera që rrethonte skuadrën e Ajax pas kualfikit në gjysmëfinalet e Champions me triumfin 2-1 në shtëpinë e Juventusit. Përveç suksesit sportive, në klubit holandez kanë të tjera arsye për të festuar. Si fillim arkëtimet nga UEFA që rriten ndjeshëm, por edhe vlera e të gjithë futbollistëve, kartoni i të cilëve vlerësohet shumë herë më shumë nga sa Ajaksi kishte shpenzuar.

2. Zhgenjen Juventus, Ajaksi Ne Gjysmefinalet E Champions
2. Zhgenjen Juventus, Ajaksi Ne Gjysmefinalet E Champions

Kështu, pas kualfikimit mes më të mirave të Europës, Ajax i Amsterdamit vlerësohet sipas “Transfermarkt” rreth 420 milion euroi. Një plusvalencë spektakolare, pasi për lojtarët që tashmë kanë vlerën më të lartë në tregun e transferimeve si De Jong, De Ligt apo Van De Beek, “shigjetarët” nuk kanë shpenzuar asnjë para, pasi ata janë një prodhim i Akademisë.

D4wir8vxoaag Cy
D4wir8vxoaag Cy

Europa është “dashuruar” me talentet e Ajax. De Jong është tashmë i shitur te Barcelona për 75 milion euro, ndërsa “binjaku” i tij në futboll, qendërmbrojtësi De Ligt vkerësohet 70 milion euro dhe ka future në një garë të fortë klubet më të mëdhenj në kontinentin e vjetër. Edhe vlerat e kartonëve të lojtarëve të tjerë si portieri Onana, mesfushori Tagliafico, apo sulmuesëve Tadic, Ziyech dhe Neres janë rritur ndjeshëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb