Është rikthyer sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, Alba Saraçi.

Në Mars të këtij viti ajo pati një përplasje shumë të fortë me kunatën, Teuta Gjinollarin. Vëllai refuzoi të ishte përballë saj. Sipas Albës, ai është një njeri i dhunshëm, i cili ka ushtruar dhunë e presion ndaj të gjithë familjarëve, vazhdon të bëjë të njejtën gjë akoma edhe sot me bashkëshorten e tij.

Alba la Italinë për tu kujdesur për të atin e saj pasi në familjen e vëllait askush nuk kishte kujdes për të.

Së bashku me të atin pas shumë debatesh ajo ka denoncuar në polici të vëllain e kunatën dhe ka marrë urdhër mbrojtje.

Vetëm pak ditë më parë i ati ka ndërruar jetë, ndërkohë Alba ka mbetur e vetme në këtë betejë. Ajo dëshiron që ky konflikt disa vjeçar të marrë fund dhe secili prej tyre të marrë atë që i takon, pa e cënuar tjetrin.

“Më beson i madhi zot për këtë që po them. Kur erdha nga Italia e gjeta babin pa drita, pa ujë. Në këmbë i kishte filluar gangrena. I hoqa të gjitha vuajtjet, ndërsa kur babi vdiq ai zotëria nuk erdhi as në varrim…Nejse dua t’i lë pas krahëve këto tani, dua që secili prej nesh të marrë atë që na takon e këtu të ndahen rrugët tona”, apeloi motra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb