Pas vendimit të Gjykatës së Romës, të 7 emigrantët që ishin akomoduar në kampin e Gjadrit do të nisen drejt Italisë nga mbrëmja e sotme.
Gazetari i News24, Elidon Ndreka, ka siguruar pamjet e transportit të 7 emigrantëve nga Gjadri drejt portit të Shëngjinit nga ku me një anije italiane do të transportohen drejt Barit.
Emigrantët janë shoqëruar nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit me automjete të Policisë italiane.
Pak ditë më parë në Shëngjin zbritën 8 emigrantë, njëri prej të cilëve për shkaqe shëndetësore u rikthye direkt në Itali, ndërsa 7 të tjerë u akomoduan në Gjadër, bazuar në marrëveshjen mes Qeevrisë Meloni dhe asaj Rama.