Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët do të zhvendosen nga kampi i Gjadrit për tu rikthyer në Itali.
Sipas gazetarit të News24, Elidon Ndreka, ene nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me mënyrën se si do të realizohet transportimi i 12 emigrantëve, megjithëse burime nga Kampi i Gjadrit, paraqesin si variant transferimin e tyre nga Gjadri drejt Vlorës dhe më pas në Brindisi.
Por nuk përjashtohet mundësia që 12 emigrantët e akomoduar në Gjadër të transportohen drejt Italisë nga Shëngjini me një anije nga një tjetër port afër me Lezhën, drejt Barit.
Pritet që në orët në vazhdim 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi, nën masa sigurie, të lëvizin nga kampi i Gjadrit, ndërsa do të jenë autoritetet italiane, që do i shoqërojnë.
Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur që 12 emigrantët që mbërritë në Shqipëri pak ditë më parë me anijen Libra duhet të kthehen në Itali.
Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.
Magjistratët nuk vërtetuan, siç ishte e parashikueshme, ndalimin e 12 azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar natën e 13 tetorit nga Policia Financiare në ujërat ndërkombëtare të zonës italiane SAR dhe të transferuar në bordin e anijes Libra të Marinës, e cila më pas i transportoi drejt portit të Shëngjinit dhe prej andej në kampin e Gjadrit.