Të paktën 74 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur në Mianmar pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfuni Yagi, njoftuan mediat shtetërore të dielën.

Përmbytjet në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta civile kanë prekur më shumë se 450 fshatra dhe lagje, sipas Agjencisë së Lajmeve të Myanmar (MNA).

MNA shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur 89 persona ende të zhdukur. Rreth 65,000 shtëpi janë shkatërruar gjithashtu.

Tajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, la një gjurmë shkatërrimi në të gjithë Azinë Juglindore dhe Kinën jugore pasi përfshiu rajonin me shira të dendur dhe erëra të forta.

Në Vietnam, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 226 si rezultat i stuhisë dhe rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve që shkaktoi ajo, tha të enjten agjencia qeveritare e fatkeqësive, sipas Reuters.

Në Tajlandë, nëntë persona vdiqën javën e kaluar nga moti i keq i sjellë nga tajfuni, raportoi Reuters, duke cituar qeverinë tajlandeze – nga gjithsej 33 vdekje në mbarë vendin që nga gushti nga incidentet e lidhura me shiun, përfshirë rrëshqitjet e dheut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb