Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të ketë një takim pune me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter- Steinmeier. Përveç tij, Osmani pritet të zhvillojë takime të ndara edhe me ministra e deputetë gjermanë.
Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue ku do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin.