FIER

Pas nxjerrjes së listës së 8 personave më të rrezikshëm të Vlorë, Policia e Shtetit sot ka bërë publik emrat e Fierit.

Në këtë listë ndodhen plot 17 persona të cilët janë në kërkim, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg.

Policia i bën thirrje cilitdo që ka informacione në lidhje me këta persona të lajmërojë uniformat blu.

“Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruan Policia.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: