GJIROKASTËR- Pasi mbeti i vrarë nga forcat RENEA nga një shkëmbimi zjarri ditën e djeshme,  familjarët e Kostandinos Kacifas sot kanë kërkuar një mjek ligjor nga Greqia për të kryer autopsinë e djalit të tyre.

Ata kanë depozituar kërkesën në Prokurorinë e Gjirokastrës, ndërsa kanë shprehur rezerva për të dhënat e palës shqiptare. Familjarët dyshojnë se 35-vjeçari është qëlluar nga afër, duke mos u pajtuar me  versionin e dhënë nga pala shqiptare.

Kujtojmë se po gjatë ditës së sotme, kreu i policisë së Greqisë ka telefonuar homologun shqiptar, Ardi Veliun dhe i ka kërkuar që të ngrihet një grup hetimor me pjesëmarrës edhe nga Greqia.

Gjatë ditës së djeshme, Kostandinos Kocifas qëlloi ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa  pas shumë orësh përpjekje për ta arrestuar, aksioni në fund përfundoi fatal për minoritarin, i cili u qëllua nga forcat RENEA, pavarësisht thirrjet të përsëritura për t’u dorëzuar.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime dhe kundër-reagime nga të dyja palët, ndërsa gjuha për vrasjen ka qenë e polarizuar si nga Tirana ashtu edhe nga Athina zyrtare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb