TIRANE- Temperaturat e larta kanë krijuar probleme për ata qytetarë që kanë probleme shëndetësore. Por kjo situatë është shoqëruar edhe me vatra zjarri në mbarë vendin. E sikur të mos mjaftojnë flakët që kanë mbërthyer Shqipërinë, vendi ka pësuar edhe dy tronditje të fuqishme tërmeti në mesnatë.

E pak orë më pas një tjerë lëkundje është regjistruar në Tiranë.

Instituti i Gjeoshkencave raporton se tërmeti i parë është regjistruar në Qukës, 5 kilometër nga Përrenjasi me magnitudë 2.4 dhe në thellësi 3 kilometër. Tërmeti është regjistruar në orën 01:42.
termet_1502265213-7297474
Rreth një orë më vonë, saktësisht në orën 02:36 një tjetër tërmet është regjistruar në Elbasan. Sipas specialistëve, ai është regjistruar me një thellësi 16 km dhe ka pasur magnitudë 2.5.

Një lëkundje tërmeti është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Instituti i Gjeoshkencave raporton se tërmeti është regjistruar në orën 07:24, 13 kilometër në verilindje të Tiranës. Ai ka pasur thellësi 1.4 km, por me magnitudë të vogël 2.2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: