PARIS

Pas zjarrit  katedralja ikonë e Parisit “Notre Dame” tanimë rrezikohet edhe nga reshjet e shiut. Arkitektët që po punojnë në restaurimin e Notre-Dame po nxitojnë që të mbulojnë katedralen para se shiu të shkaktojë dëme të tjera.

Meteorologët kanë paralajmëruar reshje shiu e madje edhe stuhi gjatë këtyre ditëve. Një pjesë e katedrales vetëm është e zhytur në ujë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për të shuar zjarrin. Arkitektët kanë frikë se reshjet e mëdha mund të rezultojnë në dëme të pariparueshme.

Fillimisht grupi i arkitektëve ka menduar të vendosë një lloj pëlhure kundër shiut dhe për këtë kanë ftuar alpinistët të ndihmojnë në vendosjen e saj. Arkitektët po mendojnë për të ngritur një “ombrellë” të madhe për të mbrojtur të gjithë strukturën gjatë kohës sa është në rindërtim.

Megjithatë, kjo “ombrellë” nuk është ende gati dhe retë kanë mbuluar Parisin. Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar ta rindërtojë simbolin e Parisit brenda pesë viteve, për të qenë në kohë për Olimpiadën e vitit 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb