BRITANI  E MADHE

Pas zjarrit në katedralen e Notre Dame, parlamentarët anglezë i druhen faktit që të njëjtin fat mund të ketë edhe Westmister. “Rreziku i zjarrit është i madh”-ka deklaruar lideri i partisë laburistë Jeremy Corbyn.


“Disa pjesë të Pallatit janë antike po ashtu si Notre Dame dhe duhet të sigurohemi që të merret çdo masë antizjarr, ndërkohë që puna e madhe duhet të vazhdojë. Kemi pasur mjaft paralajmërime.”-shkruan Chris Bryant përmes një postimi në Twitter.


Deputeti laburist Bryant është dhe anëtari i komisionit të ngarkuar për të ekzaminuar kushtet e ndërtesave që  mirëpresin Kuvendin britanik.


Ndërtesa në qendër të Londrës është ndërtuar gjatë viteve 1800, por disa pjesë të saj janë më të vjetra se 900 vite. Ndërkohë për vitin 2025 është parashikuar të nisë programi i restaurimit të kompleksit ndërsa deputetët kanë theksuar nevojën e evakuimit të popullit gjatë punimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb