GJIROKASTER-Banesa ku lindi disidentja Musine Kokalari u përshi nga flakët të premten në mbrëmje dhe megjithë ndërhyrjen e zjarrëfikësve pak ngeli nga ajo shtëpi.


“Panorama Online” publikon fotografinë e fiksuar sot, një ditë pas zjarrit ku duket se në këmbë ka mbetur vetëm karabinaja.


Fillimisht, mësohet se flakët e zjarrit janë shfaqur në mjediset e brendshme të shtëpisë, ndërkohë që brenda pak minutash kanë përfshirë të gjithë banesën e gurtë.
Pesë pjestarët e familjes, pasardhës të Musine Kokalarit, qe jetonin aktualisht në shtëpi kanë mundur të dalin duke iu shpëtuar flakëve.


(d.b/BalkanWeb)