Një avion u detyrua të bëjë ulje emergjente në Heraklion, shkak ishte një çift britanik që u tregua shumë agresiv ndaj ekuipazhit dhe pasagjerëve të tjerë, duke kërkuar alkool

Një aksident me një ulje të papritur të avionit në Heraklion kanë përjetuar pasagjerët e fluturimit nga aeroporti Hurghada në Egjipt për në Bristol të Britanisë, për shkak të një çifti pasagjerësh të dehur.

Kohët e fundit është në rritje dukuria e pasagjerëve që gjatë fluturimit shfaqin sjellje ekstreme për shkak të konsumimit të alkoolit, duke rezultuar në ulje emergjente për të larguar shqetësimet nga avioni, ose pasagjerë dhe ekuipazh që kanë një fluturim të vështirë.

Incidenti u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës kur një avion siç raporton ekriti.gr që fluturonte nga Egjipti për në Bristol, kërkoi leje për të bërë një ulje emergjente në aeroportin e Heraklionit.

Shkak u bë një çift britanik, të cilët u treguan jashtëzakonisht agresivë ndaj ekuipazhit dhe pasagjerëve të tjerë, duke kërkuar alkool.

Piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente në “Nikos Kazantzakis”, çifti u arrestua dhe avioni vazhdoi fluturimin për në Bristol.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: