Pas shoferit të linjës Libofshë-Fier, Emiljano Mali, i akuzuar nga PD në Fier se shpërndante miell ditën e votimeve, flet edhe pasagjeri i furgonint.

Shtetasi Davidh Kola thotë se thasët ishin të tijtë dhe brenda tyre kishte sojë dhe jo miell. Ai shton se i kishte blerë në Fier dhe po i çonte në banesën e tij në Libofshe.

“Shkova për të blerë sojë në pazar. E kisha bërë dhe herë tjetër. E hodha në furgon për të ardhur në shtëpi. Thasët i bleva në treg. Ky është furgoni i linjës. Morëm koncentraton e sollëm në shtëpi”, shton ai.

Ai thotë ndër të tjera se akuzat e PD-së janë shpifje dhe të pavërteta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb