Kandidati për deputet i koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Salvador Kaçaj, duke diskutuar për temën “Nis fushata, PS dhe PD në garë për Trump” në emisionin “Open” në News24 të moderuar nga Eni Vasili, u shpreh se Rama gënjen, ndërsa harron që ishte PD që liberalizoi vizat për shqiptarët.

“Kryeministri Edi Rama është gënjeshtar dhe mashtrues. Flet për pasaportën europiane, por harron se me me anë të liberalizimit të vizave ishte PD që çoi shqiptarët në Evropë.

Rama thotë kam mik Kushner, ai ka biznes privat ska pse e përdor në fushatë. LaCivita nuk është lobim për Berishën në Amerikë, është person politik për të mbështetur PD dhe Sali Berishën gjatë fushatës.

Të zgjdhim hallet e popullit nëpërmjet programit, kjo është e rëndësishme më shumë se gjithçka,” – u shpreh Kaçaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb