Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi surprizuan ikonën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku në New York.

Biznesmeni Elton Ilirijani ka ndarë disa pamje nga takimi në profilin e tij në Instagram.

“Kjo është shtëpia e Eltonit që ma ka lënë vetëm që t’ju pres si nder. Ishte surprizë, mua nuk më tha. Jam shumë e prekur. U shokova që ne gratë shqiptare kemi përparuar kaq shumë, edhe kur pashë Elvirën i thashë ‘a je shqiptare ti?’ se m’u duk si amerikane”, u tha Parashqevia zonjave të ftuara.

Më tej ajo ia ka marrë këngës dhe valles, në ritmet e këngëve popullore jugore shqiptare. Po ashtu nuk mungoi kënga ikonike “Fustanin qe ta solla mbrëmë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb