Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr mish i grirë, 1 filxhan kafeje oriz, 2 kokrra qepë, 1 tufë majdanoz, Kripë, piper, 4 lgj vaj ulliri, 2-3 kunguj të njomë, 1 degë selino
1 kokërr vezë, 1 kokërr limon, 1 lugë niseshte.

Përgatitja

Grijmë një qepë në rende dhe e vendosim në një tas ku shtojmë mishin e grirë, orizin të cilin e kemi lenë përpara në ujë për 10 minuta. Shtojmë majdanozin, kripën dhe piperin dhe e punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas e lemë të pushojë.

Në një tenxhere vendosim kungujt të prerë në rrathë rreth 4-5 cm si dhe një qepë të prerë në feta. Përgatisim format e qofteve dhe i vendosim mbi kungujt. Në anë të tenxheres më pas shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve. Vendosim degën e selinosë, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i lemë qoftet të ziejnë në temperaturë mesatare për 25-30 minuta. Në fund e presim me vezë dhe limon dhe pak niseshte dhe e servirim si një supe me qofte.

 

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb